Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe largimit të tij nga posti i Presidentit të Kosovë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se në këtë betejë, Thaçi ka mbështetjen e të gjithë Shqipërisë.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.”