Pasditen e sotme, ora 17:30, në Tiranë, do të mblidhet Asambleja Kombëtare te PS-së.
Në fjalën që pritet të mbajë kryesocialisti Edi Rama, fokusi do të jetë përgjegjësia që lind prej fitores së thellë në lokalet e 14 majit.
Po ashtu me gjasë edhe të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i Brendshëm të Taulant Ballës.
Kryeministri Edi Rama planifikon në datat 28-29 Korrik një takim dy ditor informal pune, me të gjithë ministrat, i cili planifikohet të mbahet në Tepelenë. Gjithsesi ekziston precedenti që asambleja të shfrytëzohet nga kryetari i PS, për ndryshime në qeveri.