Pas plagosjes së efektivëve të policisë, gjatë përplasjes me banorët e zonës së Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre që do të prishen për ndërtimin e Unazës së Re, ka reaguar në një postim në rrjtete sociale kryeministri Edi Rama.

"Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga", shkruan Rama.