Kryeministri Edi Rama sot ka mbajtur një komunikim për mediat, ku ka folur për ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në bregdetin e Velipojës, ku 4 persona u vranë pas përplasjes për hapësirat në plazhe, Rama tha se policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, teksa i bëri thirrje subjekteve që nuk kanë dokumentacionin të largohen nga sipërfaqet që nuk iu takojnë.
“Edhe vetë bashkitë ndonjë bashki që nuk e ka kuptuar procesin, apo nuk do ta kuptojë duke krijuar edhe parregullsi.Megjithatë një gjë është e padiskutueshme se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do zbatohet me hir apo pahir. Ato subjeekte që nuk janë në rregull, dhe kanë operuar me teorinë e faktit të kryer të largohen nga sipërfaqja që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë në vijën bregdetare dhe do konfsikojë çdo shezlong, cadër që nuk është e përputhur me bazën dokumentare .
Plazhet janë të popullit dhe të qytetarëve. Është shumë e qartë se kjo skemë e re e administrimit të hapsirës së plazhit ka krijuar më shumë të ardhura. Dhe të ketë më shumë hapsira për ata që nuk dëshirojë të jenë pjesë e hapsirave, ku plazhi administrohet nga privati.
Përtej disa rasteve që janë bërë publike apo jo, në tërësi baza është pozitive, por kjo duhet konsoliduar që pika e sezonit të jetë apsolutisht e garantuara në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku duhet duhet të largohen dhe mos humbasin dhe atë bazë që e kanë siguruar,” tha Rama ndër të tjera.





