Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në pallatin e sportit në Milano, u ka bërë thirrje emigrantëve në Itali, që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.
Gjithashtu kreu i shtetit tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.
“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.
Ai që do të kthehet më shpejt do ketë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh.
Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, u shpreh Rama.