Kryeministri Edi Rama në prezantimin pas monitorimit të territorit nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2, u berri thirrje të rinjve në vend që t’i bashkohen skuadrës në fushën e teknologjisë pasi do të paguhen më mirë se në çdo kompani private.
Rama tha se qeveria ka gati një paketë të re në mënyrë që çdo i ri shqiptar të punësohet pranë këtyre institucioneve, ku citoi “Kush do punojë për shtetin shqiptar për të krijuar një republikë ku mbrojtja kibernetike, imazhet satelitore do të paguhet më mirë se kudo tjetër në rajon, apo sektorin privat”.
“Tani më gjithçka mund të lexohet në kohë reale lidhur me shfrytëzimin e territoreve, ndërtimet pa leje. Është një proces që kërkon kohë por është jashtëzakonisht pozitiv me shumë kursim në kosto dhe sigurisht me kontribut me financën, me këtë sistem na jep një fuqi në kohë reale. U fol qartësisht për zjarret, ndërhyrjet në pyje për reflektimin e gjithë të dhënave dhe ajo që është një element i shtuar është që me këto imazhe satelitore mund të marrim lajme shumë të mira, që janë në territor por që nuk i marrim pasi mbushet hapësira me lajme të rrema dhe nuk ke sesi i kundërshton, përveç se me fjalë por tani këto janë radiografi ku mund të shihet shumë qartë sesi funksionon. Jam i bindur që gjënë më të vështirë që kishim për të vënë në përdorim këto imazhe e kemi sot garanci.
Ata që bëjnë këto punë të veçanta, është një mundësi për tu thënë të gjithë të rinjve se sot shteti është konkurrenti më i fortë në treg për pagat në këtë sektor, të punosh në agjencitë tona që merren me këto sisteme kanë mundësi që duke aplikuar të bëhen pjesë e kësaj skuadre, dhe të paguhen më mirë se çdo kompani private. Mund të punësohet, njerëz që janë inxhinier, agronom apo të diplomuarit që lidhen me këto elementë. Ky është qëllimi, edhe për agjencinë e AKSHI-it, ministri, inovacionit dhe institucione të tjera, është një paketë e re që është bërë gati, në mënyrë që asnjë i ri me dije dhe formim në fushën e teknologjisë mos ta shohë as largimin nga Shqipëria apo sektorin privat si dy punësi të vetme, ne i kemi garantuar një mundësi të tretë më optimale. Kush do punojë për shtetin shqiptar për të krijuar një republikë ku mbrojtja kibernetike, imazhet satelitore do të paguhet më mirë se kudo tjetër në rajon, apo sektorin privat”, tha Rama.