Mëngjesin e kësaj të Hëne, kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga tokat bujqësore të Libofshës së Fierit. Atje po vijon puna me pastrimin e kanalit kullues.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për pastrimin dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Libofshë të Fierit, që shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se edhe në projektbuxhetin e 2024-ës është parashikuar një fond i konsiderueshëm për bujqësinë, ku prioritet është lehtësimi i punës së fermerëve dhe rritja e prodhimit të produktit të brendshëm.