Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi këtë të premte me ambientet e reja pranë Bibliotekës Kombëtare.

Në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se tashmë ajo është një hapësirë e re europiane për dijen.

“Dhe me këto pamje të transformimit fantastik të depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit, një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.