Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videoje të postuar në Facebook. Ai ka ripublikuar një video të vetë Berishës, ku shkruhet “No comment, flet vetë”, duke shtuar mbi të: “Absolutisht po, flet vetë.”
Në video, Rama ka përdorur një këngë rep si sfond, duke përfshirë pamje nga ngjarje të rëndësishme të viteve të kaluara, si trazirat e vitit 1997, shpërthimi i Gërdecit dhe momenti i famshëm i tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky postim vjen në vijim të replikave mes Ramës dhe Berishës, të cilat janë intensifikuar kohët e fundit.