Artisti Ermal Mamaqi ndodhej dje në Korcë, për festën e Birrës dhe ka publikuar një video ku vihej re një audiencë e madhe njerëzish që shihnin koncertin e madh në sheshin e qytetit.
Pas videos kryemistri Rama ka reaguar duke thënë: “Ky po është konsensual edhe pse demokratikas”. Në këtë mënyrë Rama ka shigjetuar politikanët që e kanë përdorur shpesh kohët e fundit fjalën ‘konsensus’.
Një ndër politikanët që insistoi për miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi ka qenë kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.





