Ashtu siç pati premtuar paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet e largimit të 4 ministrave në komunikimin e javor në Facebook.
Në një video të postuar në rrjetin social pak më parë, ai komplimenton për punën ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir; ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn; ministrin për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
Deklarata e Ramës për shkarkimin e ministrave:
“24 orët e fundit keni dëgjuar shume lloj teorish konspirative për ndryshimet ne Qeveri. Tani dua tua shpjegoj unë si qëndron çështja e këtyre ndryshimeve. Së pari këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasditen studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time. S’kanë lidhje ndryshimet as me deputetët e PD që bëjnë edhe turne nate me grafik për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri tjetrin për pagesat e figurantëve të cilët mezi po i mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë. S’kanë lidhje ndryshimet as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës megjithëse për të qenë i sinqertë është një muzikë nën nivelin mesatar të klubeve të natës.
Së dyti ndryshimet janë politike dhe ministrat e ministret që do i votojë Presidentit për dekretim do jenë të katërt nga radhët e PS.
Së treti ndryshimet nuk nxiten nga retorikat apo rezervat për punën e 4 ministrave të cilët largohen me konsideratën time më pozitive për punën dhe kontributin e tyre në rrugën e vështirë të reformimit e transformimit të vendit në këto 3 vite e gjysmë përpjekje për të bërë shtet. Filloj nga Saimir Tahiri, kampioni jonë në Policinë e Shtetit që u kthye në institucionin më të besuar, sipas të njëjtit anketim. Edhe Klosi, i cili e çoi përpara me përkushtim stafetën e marrë nga Erion Veliaj. Më tej me Ilir Beqajn, i cili u godit pa pushim nga akuzat e shpifjes së opozitës, mbështetur dhe ushqyer nga lobet farmaceutike që humbën nga sistemi i tyre korruptim në sistemi e shëndetësisë, ku padyshim ministri bëri ndryshime që 3 vite e gjysmë më parë as mund të mendoheshin. Dhe në fund, por jo për nga rëndësia me Bledi Çuçin, i cili bashkë me Bashkim Finon udhëhoqi reformën territoriale. Së katërti, ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të bashkëkryetarit të koalicionit, Ilir Meta. Ai ka respektuar dhe mbështetur rolin tim kushtueses si kryeministër, në caktimin dhe lirimin e ministrave pa asnjë dallim. Së pesti, këto ndryshime nuk reflektojnë asgjë tjetër përveç domosdoshmëri, që udhëheqësit tanë politikë të fushatës të furnizohen me energji të reja pranë njerëzve në përballimin e punës së jashtëzakonshme. Duke nisur nga Tiiana, ku Saimir Tahiri është kryetar i PS-së, dhe ambicia jonë është që të ngrihemi mbi rezultatin e fitores shembullore të 2013.”, bëri të ditur Rama.
U bëj sot thirrje gjithë socialistëve, lidershipit dhe anëtarëve të PS, që të ngrihen në këmbë, të shkojnë derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e gjeneratës së re. Muzika le të vazhdojë, karvani do shkojë përpara”.





