TIRANE, 23 dhjetor 2013-Ndërsa prezantonte në seancën e sotme parlamentare draftin për pr/buxhetin, kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga deputetja Jozefina Topalli që fliste nga vendi ku ishte ulur. Kreu i qeverisë i drejtohet me shprehjen:
“Merru me plakun jo me mua, shif plakun aty afër”.
Fjala ishte për z Sali Berisha që nuk përtoi dhe pas fjalës së kryeministrit, replikoi me të nga foltorja e Kuvendit duke mbajtur një deklaratë, ku shumica e fjalëve në përmbajtje, ishin synetllëku. Kuptohet që Berisha e ka fjalën për një synetllëk politik, sic shpjegoi dhe ai vetë se synetin real, “as nuk e diskutoj fare”, tha ai.
/balkanweb/





