Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij grek Mitsotakis.
Rama shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covidin apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan ai.





