Kryeministri Edi Rama edhe këtë mëngjes ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në "Facebook" për një ditë të mbarë, me anë të një videoje ku tregohen ndryshimet në sektorin e sigurisë ushqimore brenda 45 ditëve të mandatit të dytë.

"MIRËMËNGJES  dhe me këtë pasqyrim të progresit të bërë për sigurinë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri, ju uroj një ditë të mbarë ", shkruan Rama.