Kryeministri Rama tha një datë, në të cilën mendon edhe se mund të mos jetë kryeministër.

Duke folur në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Pogradec, Rama tha se taksa për biznesin e vogël do të bëhej zero në vitin 2029, “edhe nëse nuk është më ai kryeministër”.

Por duke bërë këtë premtim do të thotë se Rama ka parasysh se qeverisja do të jetë serish e PS për të përmbushur diçka të tillë.

“Jemi i vetmi vend në këtë lagjen tonë në Ballkan që kemi zero taksa për biznesin e vogël dhe ku qeveria është aleati strategjik i cdo njeriu që hap derën e një biznesi të vogël.

Sepse nuk i kërkon asnjë taksë apo TVSH,. Taksa do të jetë zero deri në vitin 2029, jam apo nuk jam unë. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë këtu tek ju t’ju them “çohuni t’i rrëzojmë këta (PS) është po prekën taksën e biznesit të vogël”- tha Rama.

Kë mund të ketë ndërmend si zëvendës të tij Rama?