Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë për shpenzimet e luksit gjatë vizitës së tij në SHBA. Kreu i qeverisë tha në emisionin “Studio e hapur” se kjo ishte një vizitë private dhe se shpenzimet i ka paguar vetë.

“Ishte një vizitë private. Shpenzimet i pagoi ajo që bën bilancet në shtëpinë time. Gruaja ime”. Për sa i përket biletës së ndeshjes së NBA-së, Rama tha se nuk ka paguar asnjë lek pasi ia kanë bërë dhuratë.  

“E vërteta është që në radhën e parë të dytë dhe të tretë nuk shiten bileta pasi janë të rezervuara nga korporata dhe kompani. Dikush që kishte një rezervim të tillë më ofroi të shoh një ndeshje basketbolli në sallë. Për herë të parë mu dha mundësia të shoh një ndeshje basketbolli. Siç mund të kenë parë qindra ndeshje futbolli ata që më kanë akuzuar këto ditë”, u shpreh Rama.