Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Prishtinë, nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor.
Në lidhje me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nuk e takon Ramën, nëse nuk mbajnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të anuluar disa javë më parë.
Kurti: E di që do të vijë. Vizita ka të bëjë me samitin e radhës të procesit të Berlinit që pritet të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua!