Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takimet elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete. Ai tha se votat i kërkon për Partinë Socialiste dhe për numrin 12, pasi sipas tij ky numër përcakton nëse qytetarët e duan vërtet Vlorën.
Më tej numri një i socialistëve u tha qytetarëve të Vlorës se nëse vinin në diskutim numrin 12 është turp.
“Nuk dua asnjë votë për veten time dua votë për numrin 12. Katër vite herë 3 mandate bëjnë 12. Numri 12 është numri 12 është numri që përcakton nëse jemi me Vlorën apo me të shkuarën e tmerrshme për Vlorës. Nuk po flas me të shkuarën e 1997. Mos shkoni pas berihajt se nuk është tifozllëk, ky dhe është turp që të vihet në diskutim numri 12 këtu. Po them këtu jo në vende të tjera. Atë këngën “Vlora, Vlora” që këndoni ju, ma këndojnë mua. Të gjithë thonë na bëni si Vlora”,– tha Rama.





