TIRANË, 3 dhjetor 2013 –“Jemi në fund të renditjes për luftën kundër korrupsionit, por këtë shtet të kapur nga të gjitha anët na la qeveria e kaluar. Do e zhbëjmë, korrupsioni do jetë armiku i betuar i qeverisë sonë”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama teksa reagoi mbi raportin mbi korrupsionin të Transparency International (TI). 

Në një konferencë për shtyp, Rama e vlerësoi turpërues raportin e TI, ndërsa shtoi se kjo gjendje është e trashëguar nga qeverisja aktuale. Kryeministri Rama garantoi se qeveria që ai drejton do e luftojë trashëgimin me korrupsionin. 
“Humbësit e 23 qershorit e kthyen Shqipërinë atu ky e gjetën në 2005, por duke i humbur asaj 8 vite, duke kaluar nga korrupsioni tek kapja e shtetit. Një lajm i keq për ne, jo vetëm për renditje. Turpërues raporti i TI. Një shtet i kapur nga të gjitha anët që i la qeverisë së re një mal korrupsionesh që duhen pastruar nga rruga e shqiptarëve. kjo trashëgimi nuk na tremb ajo duhet dhe do të ndryshojë rrënjësisht . Ndryshimi ka nisur dhe do ndryshojë përditë, dhe gjendja e rrënueshme që kemi trashëguar në cdo sektor të jetës do ndryshojë dita-ditës. Përkushtim që është vënë re nga qytetarët dhe që është vënë re nga miq dhe partnerë. Unë i di vështirësitë, të sipërmarrësve, të sëmurëve dhe mjekëve, për të mos folur për persona me aftësi të kufizuar, i di dhe po ashtu dhe 1001 punët që kemi për të bërë. Të zhbësh një gjë të bërë keq, është dhe më keq, se ta ndërtosh nga fillimi, por rilindja e 23 qershorit po troket. Korrupsioni,varfëria do të jenë armiku i betuar i kësaj qeverie”. 

Në indeksin e perceptimit të korrupsionit (CPI) 2013, Shqipëria regjistrohet me perceptimin më negativ në Europë dhe e fundit në rajon