Kryeministri Edi Rama, u ka dorëzuar çelësat e shtëpive të rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, 2 familjeve në Xhafzotaj në Shijak.
Gjatë inspektimit të shtëpive të reja Rama ka lëshuar edhe batuta, ku teksa është futur në njërën shtëpi i ka thënë të zonjës që hapi derën që të futet me të djathën duke theksuar se ajo vetëm për këto raste duhet, ndërsa me të majtën duhen të jenë gjithmonë.
Një tjetër batutë e ka bërë edhe me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili e ka shoqëruar gjatë kësaj vizite. Kur zonja e shtëpisë i ka thënë që të marrë një ëmbëlsirë, Rama ka lëshuar batutën e rradhës duke thënë që ëmbëlsirën t’ia japë Ahmetajt se ai është i hidhur.
“Jo se na mbytët me ëmbëlsira. Këtij jepi se ky është i hidhur ne të tjerët jemi të ëmbël vetë. (për Ahmetajn)”, tha ai.
Deri përpara vitit të ri do t’u dorëzohen çelësat e shtëpive 300 familjeve të kësaj zone.





