Akuzave të opozitës për sektorin e shëndetësisë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet me një tjetër video, teksa poston urimin e tij të përditshëm të mëngjesit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga Programi për Kujdesin Shëndetësor në Komunitet që ka nisur me vaksinimin e 150 fëmijëve rom pranë banesave sociale të Lanabregasit për të vijuar më tej me çdo grup e komunitet në nevojë në të gjithë Shqiperinë, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.





