Duke veçuar një nga komentet në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje kritikave për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Me një video-selfie nga zyra e tij, Rama i përgjigjet qytetarit “Sy m’Sy” sa i takon kësaj mase, e cila sipas tij nuk ka asnjë lidhje me propagandën para zgjedhjeve të Majit.
“Po ç’a ke bërë o vëlla, se s’po të marrim vesh, po na bën Zotin. Është ulur çmimi në të gjithë botën, e rrite para 4 vitesh, po e ulni për zgjedhje, kaq! Ç’a është kjo propagandë boshe?” Ky është ky komenti, të cilin ka përzgjedhur kreu i qeverisë.
“E para, ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 Lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se sa çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 Lekësh.
dyta, çmimi jo vetëm që nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus të fillim vitit 2022. Ndërkohë kjo e jona është ulja e vetme në Europë e çmimit të energjisë elektrike për familjarët, të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, – i përgjigjet Rama.