Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të aplikohet fasha prej 800kWh për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka ardhur reagimi nga Enti Rregullator i Energjisë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ERE thotë se rishikimi i çmimeve do të jetë periodik dhe do të varet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal.
Sipas ERE-s, FSHU duhet të njoftojë për kostot e ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, pas së cilës do të reflektohen edhe nga ERE.
Për muajin tetor, sqaron ERE, nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do ta sigurojë energjinë nga KESH me çmimin 2.6 lekë/ kWh, çmimi i energjisë për konsumatorin familjar do të mbetet e pandryshuar, pra në vlerën 9.5 lekë/ kWh/
Postimi i Entit Rregullator të Energjisë:
Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjitike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh.