I pranishëm në ceremoninë për nënshkrimin e paktit kombëtar të mirëqenies sociale. kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka nguruar të bëjë edhe një batutë për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Kujtoj kur shkuam me Vangjushin dhe Erjonin kur ishte ministër, për pak na humbi Vangjushi se ishte një gropë e tmerrshme në lagje…” tha Rama ndër të tjera.

Por kësaj batute të Ramës i është kundërpërgjigjur një qytetar me një koment pikant në rrjetet sociale.

“Sot jane gropat me te thella sa mund te na humbesi dhe ndonje idiot 198 cm i gjate” shkruan qytetari durrsak.