Kryeministri Edi Rama, i pranishëm mes qindra grave në Forumin e Grave Socialiste, është shprehur mes notash humori se ndihej i emocionuar që ndodhej i vetmi mashkull përballë tyre, duke rithënë edhe një herë atë që përflitet aq shumë prej kohësh, që Rama është feminist.
“Është gjithmonë nder dhe privilegj i madh që të jesh burrë midis kaq shumë grave dhe kaq shumë vajzave. Ju e keni dëgjuar që edhe këtë ma përflasin shumë, ma përflasin shumë dhe ma përflasin kaq shumë, po unë nuk kam çfarë të bëj. Unë jam feminist, se jam socialist. Por, duan, s’duan, jam dhe artist. E të jesh socialist dhe të jesh dhe artist dhe të mos jesh i emocionuar kur ke përpara gra dhe vajza, është e pamundur. E nga ana tjetër unë nuk mund të pranoj dot asnjë leksion nga ata që kur ishin në qeveri e kishin qeverinë një çetë me burra dhe mbanin një grua të vetme për hajmali”, tha kryeministri Rama.





