Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjitha nënat, gratë e vajzat me rastin e 8 Marsit.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të një buqete me lule.

Rama nuk lë pa kujtuar në këtë postim edhe nënën e tij të ndjerë.

“Mirëmëngjes, dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, tha Rama.