Kryeministri Rama ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për ditën e Kurban Bajramit me anë të një videoje të postuar në “Facebook”, ku shfaqen pamje nga kantieret e punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin.
Urimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES 
dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN 





