Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ju ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.
“Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte festoon. GËZUAR PASHKËT” -shkruan Rama.
Ndërsa në një postim të dytë, urimi vjen përmes një videoje nga Opera Kombëtare e Parisit.
“MIRËMËNGJES
me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”.





