Kryeministri Edi Rama ka uruar ditë të mbarë të gjithë ndjekësit në ‘Facebook’ me disa pamje nga rruga e re Cërrik-Belsh-Kuçovë. Sipas Ramës, kjo rrugë ka shpëtuar nga izolimi dhe harresa çerekshekullore 33 mijë banorët e Dumresë.

Statusi i Ramës: 

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rrugës së re Cërrik-Belsh-Kuçovë, një investim i shumëpritur prej dekadash, që shpëton nga izolimi dhe harresa çerekshekullore 33 mijë banorët e Dumresë, duke sjellë zhvillim e perspektivë reale për turizmin dhe ekonominë lokale të kësaj zone të Shqipërisë së Mesme me bukuri të rralla natyrore