Kryeministri, Edi Rama, ka uruar mëngjesin e sotëm Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto ku shfaqet një fëmijë me një balonë me flamurin e Kosovës, Rama shkruan “Gëzuar Pavarësinë”.
Kosova feston këtë të premte, 15-vjetorin e Pavarësisë. Në 17 Shkurt të 2008, Kuvendi i Kosovës e shpalli atë shtet sovran të pavarur.