Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-kolazh me disa nga momentet që kanë shënjuar vitin që po lëmë pas, me mesazhin e urimit të festës së Krishtlindjes këtë 25 dhjetor 2021.
Kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga shkatërrimi i pronave dhe shumë banesave të qytetarëve kryesisht në Thumanë, Laç dhe Durrës, si pasojë e tërmetit.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të videon shihen pamje nga rindërtimi i disa banesave.





