Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e sapo-zgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë uron që mbështetja që ai mori nga zgjedhësit të kthehet në mbarësi për vendin fqinj.
Kujtojmë se kandidati i lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi duke mundur Milo Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr vendin prej 3 dekadash, si president dhe kryeministër.
37-vjeçari Milatoviç ka premtuar lidhje me të forta me Europën, por edhe me Serbinë fqinje.