Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një foto nga Jugu i vendit.

Ai iu uron ditë të mbarë ndjekësve të tij në “Facebook”, me një pamje nga punimet në gjirin e Jalës, për të cilin thotë se po transformohet cilësisht në prag të sezonit turistik.

Ndonëse ende e papërfunduar, në pamje duken palma të mbjella dhe një shëtitore e shtruar pranë detit.

“MIRËMËNGJES 
dhe me këtë pamje nga perla joniane e gjirit të Jalës që po transformohet cilësisht në prag të sezonit të ri turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”
, shkruan kryeministri.