Me pamjet e Muzeut Arkeologjik të rilindur të Durrësit, kryeministri Rama ka zgjedhur këtë të hënë të përshëndesë të gjithë ndjekësit e tij në “Facebook” për t’i uruar si çdo mëngjes, një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES 
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, ku nga zero vizitorë e zero të ardhura në 2013, pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, është vizituar mesatarisht nga 8,334 vizitorë çdo vit, duke gjeneruar edhe mbi 3 milionë lekë të ardhura
”, shkruan Rama.
Postimin e tij, kryeministri e ka shoqëruar edhe me këtë video që tregon ciklin para dhe pas restaurimit të kësaj qendre të rëndësishme arkeologjike të vendit tonë.
Por jo të gjithë janë të kënaqur. Një pjesë e qytetarëve durrsakë i kanë lëshuar kritika të forta Ramës dhe kanë ironizuar kryebashkiakun Vangjush Dako, duke i kujtuar betonizimin dhe plehrat që kanë mbytur qytetin.
Një pjesë e komenteve:
*Trashigimine e betonizoi Vangjush Dako. Mos bej sikur ta ndien ty apo Vangjushave te pangopur.
*Te falenderojme per muzeun z.Rama por per betonizimin e duresit dhe mosfunksionim te institucioneve te qytetit ke te falenderojme…??
*Isha nje dite ne durres, dhe u habita ,,mora bregdetin nkemb gjith pallate,,shkova ndurres gjith pallate, dhe ju i beni reklam,ncncnc Vagjushi ja mori frymen durresit dhe durrsakeve!! Eshte turp,po TURP qe nuk ndaloni betonimet…. Nfakt nuk mund te ndalohen,sepse betonimet dmth pallatet jan po deputet ,politikane,ish politikane,te kriminelve dhe banditeve!!!!! Me bej replike nqs e kam gabim! Se ta kthej prap!
*Zoti Kryeminister populli do pun mire ben me kto postime por une mendoj se kto jan per turistet ndersa popoulli po vuan per pun
*TRE MILION LEK TE ARDHURA? PO NE XHEPA SA KANE PERFUNDUAR? KUSH I NUMEROI VIZITORET?
*Mbrekullia vet per kete qe ke publikuar zoti kryeminister…por un si banore durresi kam dicka shqetesuese per punen e plehrave…cdo dark po na mbyten era keqe ketu ne qytet te durresit …si duket durresit i mungon nje landfill perderisa po digjen plerat …dhe ky problem per mua esht shum i madh jetik mund te them se shkaktohen shum probleme shendetsore per te gjith ne qe po jetojm ketu…Ju lutem beni dicka per kete zoti kryeminister …



”, shkruan Rama.


