Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të jet[ mes personave që do të marrë vaksinën antiCovid në vendin tonë.

Rama tha se do të vaksinohet në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët ndërsa shtoi se ministrat do të presin radhën.

“Ne e kemi edhe zinxhirin ftohës, pasnesër do të bëjmë publik me pamje vendin, mënyrën e ruajtjes, të gjithë procesin në mënyrë që të jemi tërësisht transparent dhe për të treguar se gjithçka është e mirëpërgatitur. S’jemi as më të pasurit as më të zotët në këtë luftë, por s’jemi prapa askujt. Kjo është një arsye për të qenë krenarë duke filluar për vijën e parë, mjekë e infermierë që janë ekspertë. Sigurisht që do ta bëjnë ata që janë në vijën e parë të parët, unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake. Do ta bëj sot siç e kanë bërë edhe kolegë të mijtë do ta bëj dhe unë. Ndërsa ministrja e të tjerë s’kanë si hyjnë e marrin atë që ju takon mjekëve infermierëve, policëve dhe të shëruarve. Nuk do dëshiroja t’i zija radhën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Vaksina nuk është e detyrueshme, po është është e këshillueshme sepse është arma që mbron njeriun nga ky armik”,- u shpreh Rama.