19 qershor 2015 – Në limitet e kohës së caktuar për të nisur heshtja zgjedhore, kryeministri Edi Rama tha nga emisioni “Top Story” se do të kërkojë zgjedhje të reja në Durrës nëse Vangjush Dako merr vetëm 2900 vota më tepër se Grida Duma. Kjo shifër është denoncuar nga PD-ja, duke e argumentuar si pjesë e listave të manipuluara të zgjedhësve. Për këtë rast është bërë dhe denoncim në Prokurorinë e Durrësit. Sipas Ramës, nëse diferenca në vota është kjo, do të kërkojë zgjedhje të reja për Durrësin.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”