Pas votimit vetëm me votat e mazhorancës për prishjen e Teatrit kombëtar, kryeministri Rama është pritur me sharje dhe fyerje në momentin që ka dalë jashtë Kuvendit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me eskortën kryeministrore por nuk kanë mundur të ndalin, thirrjet e qytetarëve.

Nën thirrjet ‘Rama të q. ropt’, kryeministri është larguar nga parlamenti, pas vendimit tashmë të miratuar në Parlament për prishjen e Teatrit.