TIRANE,17 tetor 2013  – Kryeministri Rama ka bërë mbreme  një vizitë të paparalajmëruar në Qëndrën Spitalore Universitare. I shoqëruar nga Drejtorja e Përgjithshme Ogerta Manastirliu ai ka inspektuar mjekët e turnit të natës. Rama para se të merrte detyrën e kryeministrit ka prekur shpesh temën e korrupsionit në shëndetësi dhe mosfunksionimit si duhet të këtij sektori të shërbimit ndaj publikut.  Reformat që kanë nisur në këtë spital që nga emërimi i Drejtores së re dhe rregullimi e pastrimi i ambienteve të jashtme e të brendshme kanë qënë në qëndër të vëmendjes së Qeverisë “Rama” që nga dita e parë e saj.