Pas Greqisë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare sot në Gjermani, në cilësinë e kreut të OSBE, ku pritet të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel.
Rama do të marrë pjesë në seancën dëgjimore e cila zhvillohet nga Komisioni i Helsinkit, për të diskutuar punën e OSBE-së deri më tani në 2020.
Gjithashtu, Rama do të paraqesë përparësitë e tij për këtë dhe të shkëmbejë mendime mbi çështjet aktuale.





