Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Mediat malazeze Vijesti shkruan se vizita e Ramës ka qenë informale dhe nuk është paralajmëruar më herët.
“Në Tuz, Rama u takua me Nik Gjeloshaj në një restorant”, kështu shkruan Vijesti. Më tej bëhet me dije se takimi mes kryeministrit dhe Gjeloshajt ka zgjatur më shumë se një orë dhe është parë nga klientët e tjerë në restorant.
Nga ana tjetër vetë Gjeloshaj ka konfirmuar se është takuar me Ramën, por nuk ka preferuar që të tregojë detaje për atë që ka biseduar.
“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq“, është ky reagimi i politikanit shqiptar në Malin e Zi.
“Vijesti” duke u referuar burimeve të saj shkruan se “tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi”.





