Kryebashkiakja Emiriana Sako ndodhet në Kalabri.
Ajo është ftuar nga kryeministri Rama në Eparkinë arbëreshe të Ungros.
Në vendin që “ruan me krenari rrënjët dhe identitetin tonë”, Rama ka marrë gjithashtu bashkëshorten Lindën, djalin e vogël Zahon dhe kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë Shkodër, Benet Beci.
“Një vizitë e veçantë në Kalabri, në Eparkinë arbëreshe të Ungros që ruan me krenari rrënjët dhe identitetin tonë“, shkruan Sako në “Facebook” teksa ndan videon me disa momente nga vizita.