Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare 2-ditore në Slloveni.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.

Pritet që Rama të takohet me homologun e tij slloven Miroslav Cerar, ku është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin Presidencial në Lubjanë.