Pas vizitës në Ankara, kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Hungarisë për një tjetër vizitë zyrtare.
Bëhet me dije se në fokus të takimeve do të jetë integrimi europian i vendit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Gjithashtu ditën e nesërme, Rama do të jetë për një tjetër vizitë në Bullgari.
Rama do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.





