TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar sot në Rrashbull familjen e policit të vrarë, Bashkim Gjoni. Në profilin e tij në Facebook janë postuar foto ku Rama shfaqet me nënën e policit të vrarë duke premtuar njëkohësisht me ane te nje citimi ne foto se "Do të rishikojmë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës". 

Kryesocialisti premton se me ardhjen në pushtet të PS do të ketë më shumë “siguri për jetën e çdo njeriu që angazhohet në shërbim të shtetit dhe se jemi të vendosur ti japim autoritetin dhe dinjitetin maksimal policit". 

Pas deklaratës së Ramës reagoi menjëherë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka që akuzoi Ramën se me deklaratat që bëri doli hapur kundër punës dhe imazhit të Policisë së Shtetit.