Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot kantierin e ndërtimit të Akademisë së Futbollit “Dyrrah City” në Durrës.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Rama e cilëson këtë projekt si një prej komplekseve sportive më të mëdha që po ndërtohen në Shqipëri, i cili do të funksionojë si filial i akademisë elitare “Manchester City Football School and Academy”.

“Kompleksi i ri do të jetë i organizuar në tetë fusha futbolli, dy fusha basketbolli, palestra, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe një park rekreativ,” – shkruan Rama, duke theksuar rëndësinë që ka ky investim për të rinjtë dhe për zhvillimin e sportit në nivel profesional.

Postimi i plotë:

Durrës – Në kantierin e një prej komplekseve sportive më të mëdha në vend e në rajon, Akademia e Futbollit Dyrrah City, e cila po ndërtohet si filial i akademisë elitë Manchester City Football School dhe Academy👏

⛳Kompleksi i ri do të jetë i organizuar në tetë fusha futbolli, dy basketbolli, palestra, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe park rekreativ