Kryeministri Edi Rama ka vizituar në paraburgim në Hagë, ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Lajmin e ka dhënë vetë Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, teksa ka publikuar dhe video, ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan Rama krahas pamjeve.