Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Rusinë më 25 shkurt të këtij viti. Vizita e Ramës në Moskë si kreu i OSBE-së vjen disa javë pas vizitës në Ukrainë dhe SHBA, ku edhe ndodhet aktualisht.
Rama vizitoi zonat e nxehta të konfliktit në Ukrainë dhe shprehu mbështetjen për të rritur përkrahjen ndaj misionit monitorues të OSBE-së aty. Vizita e Ramës në Moskë është e para pas mbi 25 vitesh. I fundit kryeministër shqiptar që ka vizituar Rusinë është Aleksandër Meksi.
Nga lobimi, te ndërhyrja ruse dhe dëbimi i dy diplomatëve rusë nga ambasada në Tiranë, janë disa nga përplasjet që kanë çuar drejt një klime jo të favorshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.





