21 qershor 2015 – Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda, kanë hedhur sot votën e tyre në qendrën e votimit në Surrel, në shkollën “Ymer Lala”. Nuk dha ndonjë mesazh politik, por thjesht u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht.
“U bëj thirrje të gjithëve të dalin e të votojnë. Duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike administrative-territoriale në themel të shtetit. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë. Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet”, deklaroi kryeministri Rama.
Ndërsa i pyetur se si ndjehet që po voton, Rama bëri batutën e radhës.
“Si katunar me fat. Megjithëse me ndarjen e re territoriale nuk do ketë më katunarë, pasi të gjithë do jenë qytetarë të Tiranës”, tha Rama.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/