Në takimin falënderues post zgjedhor në qarkun e Dibrës, Kryeministri theksoi se sjellja e votuesve të demokratët ndikoi pozitivisht në fitoren e socialistëve.
Por Edi Rama lavdëroi drejtuesen politike të këtij qarku Belinda Balluku dhe la të nënkuptojë se jo të gjithë të dërguarit socialistë e bënë detyrën siç duhet në zgjedhjet e 14 majit.
“Shpesh shumëkush pëlqen që t’i bjerë shkurt dhe thotë që politika nuk ja vlen, por besoj se këtu në Mat kush do që të kuptojë duke parë me sytë e tij i ka mundësitë të kuptojë se e kundërta është e vërtetë. Politika vlen dhe vota vlen. Dua të falënderoj Belindën për përkushtimin e saj. Këtu ndahen dhe njerëzit. Janë disa që e bëjnë mirë dhe disa jo. Sepse nuk hyn te njerëzit që i bën vetes falënderime imagjinare. Falënderoj dhe ata që nuk dolën në votim, i kanë hequr shumë vota”, -tha mes të tjerash Rama.