TIRANE – Pas vrasjes së një kambisti në Durrës ka reaguar kreu i PS-së, Edi Rama në rrjetin social “Twitter”. Në postimin e tij Rama ka theksuar se rritja e numrit të krimeve në vend kërkon patjetër Rilindje Kombëtare.

“Krimi godet përsëri! E vrasin për t`i marrë paratë! 300 ditët e para të qeverisjes prioritet rivendosja e autoritetit të policisë në territor. Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit moral e profesional të policisë nga një kupolë drejtuese e paaftë dhe e korruptuar. Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit ekonomik e social, që vijon përditë nën retë e propagandës së sukseseve imagjinare. RILINDJE patjetër!”,- shkruan Rama në Twitter.